Ajvazi: Pyjet po mbrohen falë vetëdijesimit të qytetarëve
Gjilan – Ramadan Ajvazi është shef i sektorit të pyjeve në Gjilan dhe sipas tij dënimet që po shqipton Gjykata, efikasitetin që po tregojnë zyrtarët dhe policia kufitare dhe mbi të gjitha vetëdijesimi i qytetarëve kanë ndikuar që pyjet të ruhen më mirë dhe mos të degradohen e shkatërrohen sikurse viteve të mëparshme.
Degradimi dhe shkatërrimi i pyjeve po ndodhë shkaku që qytetarët janë bashkëpunues dhe çdo ditë e më shumë po vetëdijesohen se pyjet janë pasuri e jona. Kështu vlerëson Ramadan Ajvazi shef i sektorit të pyjeve në Gjilan.
Ajvazi tha se ka ndryshime rrënjësore krahasuar me vitet e kaluara.”Efikasiteti i zyrtarëve komunal të cilët janë në teren çdo ditë dhe e kanë përkrahjen maksimale të kryetarit Haziri, pastaj dënimet që po shqipton Gjykata, angazhimi i policisë kufitare kanë ndikuar që të ketë rënie të vjedhjes dhe dëmtimit të pyjeve” vlerëson Ajvazi.
Ajvazi megjithatë ka një porosi për të gjithë qytetarët që të ruhen maksimalisht pyjet dhe ambienti ekologjik. “Pyjet janë pasuri shtetërore e kombëtare dhe ato duhet të ruhen e të mbrohen si sytë e ballit” ka porositur Ajvazi./rajonipress/


