Mobi Casa

Gjini: Nuk mund të besoj se ka njerëz që nuk e dinë se cili është grupi më i madh parlamentar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtari i AAK’së Ardian Gjini në një postim në Facebook ka thënë se kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar. Ai madje ironizon duke thënë se është e pamundur se si ka njerëz që ende nuk e dijnë se cili është grupi më i madh parlamentar.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Ardian Gjinit.

Kush nuk e din se cili është grupi më i madh parlamentar?!

Neni i 67.2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thotë se ‘Kryetarin e Kuvendit e propozon Grupi më i madh Parlamentar’. As një fjalë më shumë e as më pak. Nuk ka ku shkon më thjeshtë.

Kjo do të thotë se pyetja esenciale para Gjykatës Kushtetuese është se cili është Grupi më i madh Parlamentar!? Logjikisht dhe matematikisht, grupi më i madh parlamentar është grupi që ka më së shumti deputetë, apo jo??!! Por edhe legalisht, në bazë të nenit 70.1 i cili thotë se ‘deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’ dhe 70.2 se ‘mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve’ tregon se:

Deputetët e krijojnë grupin parlamentar.

Mobi Casa

Ata mund edhe ta krijojnë edhe ta shuajnë.

Mund edhe të jenë të pavarur në kuvend.

Mund edhe ta ndërrojnë grupin parlamentar…. Dhe t’i bashkohen një grupi tjetër.

Nuk po mund të besoj se ka njerëz në këtë vend që nuk e dinë se cili është grupi më i madh parlamentar!!!!

Sepse kjo është çështja.

Cili është grupi më i madh e përcakton matematika dhe logjika e thjeshtë. Ndërsa, se a kanë të drejtë të bashkohen në grup deputetët pas zgjedhjeve e përcakton logjika, rregullat demokratike tradita e deritashme dhe përfundimisht neni 70 i kushtetutës.