United Hospital

Zgjedhjet e reja, rikomponim i strukturës parlamentare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë dy parti që nuk u druhen zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht nga ajo se sa shpejt mund të organizohen ato. Është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar zgjedhjet e fundit dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka pasur rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e parafundit parlamentare. Analistët i shohin të arsyeshme ndrojtjet që kanë zyrtarët e partive të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja nuk shihet si diçka që do të joshte qytetarët për t’ia mërsyer prapë kutive të votimit. Mbajtja e zgjedhjeve për herë të tretë brenda një viti siç vlerësojnë analistët do të ishte një maltretim i madh për qytetarinë kosovarë, pasi që këta të fundit nuk janë të obliguar për t’iu ndihmuar subjekteve politike në krijimin e numrave për formim të institucioneve shtetërore.

UBT

Kjo sipas tyre, do të reflektonte mosrespektim të vullnetit të tyre qytetarë. “Kjo ndodh pikërisht për shkak të mosrespektimit të vullnetit të këtyre qytetarëve e të cilën nuk e kanë për borxh që sa herë t’u teket politikanëve të dalin në zgjedhje në mënyrë që t’u ndihmonin atyre për të bërë numrat që do të mund të krijonin qeverinë, sipas tekeve dhe interesave të tyre personale partiake”, ka thënë Mushkolaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.