Fundamenti

Gjilani për pak nuk koritet në Hajvali

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit me mund të madh arrin të mposht skuadrën e Hajvalisë e cila në radhët e sajë janë më tepër Juniorë dhe kjo skuadër qysh herët është përshëndet nga Vala Superliga e Kosovës në futboll.

Futbollistët e Gjilanit gjatë të ndeshjes edhe pse patën lojën nën kontroll nuk arrinin të krijonin raste shënimi duke dëshmuar edhe njëherë se “bardh e kuqët” janë në krizë të lojës.

Gjashtë minuta para përfundimit të 45 minutave të parë Berat Ahmeti shënon nga 18 metra duke sjellë Gjilanasit në epërsi 1-0.

Hidromorava

Futbollistët e rinjë të Hajvalisë në asnjë moment nuk u dorëzuan si rrjedhojë e kësaj vije edhe goli i barazimit në minutën e 72 nëpërmjet Muhamet Pajazitit i cili e lënë të shtangur portierin Kaciun të Gjilanit.

Kurë të gjithë menduan se ndeshja do të ndahet në paqë kështu nuk mendoi rezervisti Ergon Hyseni i cili në minutat shtesë të lojës arrin të shënon duke i siguruar tri pikë të mëdha skuadrës së tij./sylejman ismajli/rajonipress/