United Hospital

Sqarim i PDK-së: Ne nuk ia ruajmë anëtarësinë asnjë partie, në këtë rast as AAK-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Reagimi i djeshëm i shefit të AAK në Gjilan, z. Rexhep Kadriu, përmes një gjuhe e fjalori të pakulturuar dhe aspak politik, me rastin e aderimeve të reja të disa aktivistëve dhe anëtarësisë së AAK-në PDK, për hirë të korrektësisë dhe transparencës, i sqarojmë publikut se: Ardhjet e reja të disa aktivistëve dhe anëtarëve të AAK, po edhe të subjekteve tjera politike, në PDK, të cilat, i bëmë publike përmes një komunikate fare modeste, nuk janë false as gënjeshtër, por është një akt real dhe objektiv i ndodhur në selinë e Degës së PDK-në Gjilan, më 09 mars 2017.

Na vjen keq që, kryetari i AAK-së, z. Rexhep Kadriu, dhe ca të tjerë, kanë harruar se, ne (PDK-ja në Gjilan), ishim ata që i ndihmuam në themelimin e Degës së AAK në Gjilan, sidomos me mbushjen e sallave të tubimeve të AAK-së, me anëtarë tanë.

Këtë e bëmë, për asgjë tjetër, pos për respektin që kishim (edhe tash që e kemi) për liderët (ish komandantët e UÇK-së), z. Ramush Haradinaj, e sidomos për Ahmet Isufi.

ARKATANA

Sa i përket, aderimit të z. Sokol Haziri, me familjarë e miq, siç keni ironizuar ju, është e vërtetë që kjo ka qenë ardhje e mëhershme individuale, por ardhjet e tanishme janë masovike ashtu siç e kemi publikuar dhe janë rezultat i zhgënjimit nga qeverisja e stërkequr nga koalicioni i juaj qeverisës, e në anën tjetër për shkak të vizionit të qartë të PDK-së dhe kryetarit Zenun Pajaziti, për Gjilanin ndryshe.

Tash po e paraqesim listën e ardhjeve në PDK, në mesin e tyre, edhe të dhjetë kryetarëve të nëndegëve të AAK-së në lokalitete të ndryshme në qytet dhe fshatra, ndonëse nuk dëshiruam të shkojmë më tutje: Dr. Agim Kërqeli, kryetar i nëndegës, Rr. Prishtinës; Ilaz Zymberi, kryetar i Nëndegës “Dheu i Bardhë/1; Arbënor Haziri, kryetar i nëndegës “Dheu i bardhë/2”; Halit Bajraliu, kryetar i Nëndegës “Dheu i bardhë/3”; Bujar Shkodra, kryetar i Nëndegës “Iliria” Gjilan; Dërgut Kosumi, kryetar i Nëndegës “Livoq i Poshtëm; Kelmend Ramadani, kryetar i Nëndegës “Capar – Bukovik”; Rexhep Arifi, kryetar i Nëndegës /Muhaxhir të Shillovës; Elhami Zeneli, kryetar i Nëndegës Vrapqiç; Sabit Gashi, ud. Kryetar i Nëndegës “Lagja VIII”, Gjilan.

PDK e Gjilanit, nuk ka vija të kuqe për askë thuhet në reagimin e degës së PDK-së të nënshkruar nga Shefik Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.