UBT

Lugina e Preshevës shpenzoi 3 milionë euro për 60 ditë, për 300 dasma ?!

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Preshevë – Agjencia e lajmeve «Presheva jonë » ka mësuar se sivjet në Luginën e Preshevës këta dy muajt e fundit jane martuar 600 bijë e bija tona. Nga keto 300 qifte 85 për qind apo 250 qifte janë martuar për burra apo nuse në perendim (apo siq thonë për letra) Pse jo ne keto kohëra krize edhe ky akt mund te quhet jo vetëm kombëtar por edhe humanitar, shoqi-shojin, famija-famljen ta nxjerrin njeri-tjetri nga kriza. Sidoqoftë ata e dinë me së miri…Kurse, ne i urojmë jete të lumtur, të gjatë dhe u trashigofshin.

Sot tri vjet Lugina e Preshevës për 1.000 banorë më tepër vetëm nga dasmet e sivjeme

Martesa nuk eshte vetem traditë, por edhe obligim fetar e kombëtar. Me u martu është mirë aq më mirë shqiptari me shqiptaren apo anasjelltas…Nëse martohet shqiptari me shqiptaren është obligim familjar dhe akt kombëtar. E themi kete për ate se viteve të fundit sytë c’mos po shofin, e veshët c’ mos po degjojnë… Kur eshet fjala te keto martesa, duhet shtuar nje gje shume me rendësi, besa patriotike, se nga 300 qifte (martesat që u bënë sivjet), pas nëntë muajsh numri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës rritet për 300 foshnje apo për tri vite 1.000 foshnje, duke mos llogaritur bineqët, ka konstatuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ritmi i dasmave u shtua sidomos pas Ramazanit ku ne tri komunat shqiptare kishte dasma, festa familjare thuajse për cdo ditë nga 2 apo 3 dasma qe i ganin kremte kombëtare sepse ne gjtha keto dasma nuk mungoi kenga shqipe e shoqëruar me bajrakin tone kombëtra kuqezi ballë te krushqëve. Do permendur se nga 300 dasme reth 60 nuse u muaren nga Kosova dhe 40 vajza tona shkuan ne Kosovë.

Nga keto dasma më së miri duket se jane ndare restaurantet te cilat legalisht e ilegalisht ne sallat e rye strehonin nga 200 deri ne 500 apo 700 krushqi të cilet per pak orë (7-8) deri tek prerja e tortes i Zoti i shpise qe kishte marrur nuse për djal kishin paguar për ket gëzim , për ket dasme deri në 50 mijë euro duke siguruar restaurantet, muzikën, bakshishet, “alltanin”, fustanat e nuses dhe kustumet e ciftit të ri.

Uji Dea

Presheva nuk merr nuse për merak pa bajrak !

Ne Kosovën Lindore sipas burimeve të agjencisë së lajemeve “Presheva jonë” këta dy muajt e fundit, të sezonit veror janë bërë mbi 300 dasma…
Kishte dasma te perzier edhe me shqiptareve nga Lugina ne Maqedoni apo ne Shqipëri. Cfare ishte karaktersitike se ne keto dasma pamavresisht n ga kufijt nuk mund t’i pengoj askush bashkimin e ketyre qifteve, siq nuk mudi ta pengonte askush as flamurin kombërtar ne këto dasma i cili printe në ballet e dasmorëve si ne dalje apo hyrje të Kosovës, Serbisë apo Maqedonisë.. Por, keto dasma u bënë edhe më madhështore sespe ato nuk u bënë pa flamuri.. Shqiptarët e Luginës thonë se e kem adet nuset tona t’i marrim për merak, por jo pa bajrak !…

Për fund do shtuar se nga keto 300 dasma në Luginëne Preshvës nuk u gezuan vetem qiftet e reaj apo fmailjet e tyre por edhe qytetarët, sidomos bizhuterit, flizeret dhe restraurantet që pëftiuan mirë Vec kësaj për ta marrur nusen me duvak ne shtëpi nuk eshte bash lehtë..sepse të Zotit të shtëpisë ju është dashur t’i japin edhe nja 3-5 mijë euro për ta rezervuar sallën, restaurantin bashke me to edhe nja 5 mije apo 10 mijë euro tjera t’mira muzikës, kengëtarve, tupanave, dahirxhikeve e hajde mashallah… keshtu me radhë 🙂 )

T’mos harrojmë në këto dasma qëndruan yje të njohura të estradës sonë si Rovena Stafa, Shyhrete Behluli, Remzije Osmani, Ajshe Zuka, Nysret Muqiqi e Merita Bunjaku, Nora Istrefi, Genta Ismajli etj… Pra, kur t’i vihet lapsi gjitha ketyre, del se për 300 dasma në Luginën e Preshevës për dy muaj rresht shpenzuan mbi 3.000.000 euro. Pra, ndaq shume , ndaq pak Lugina e Preshevës shpenzoi 3 milionë euro per 60 ditë ?! Kush po thotë se shqiptarët nuk po kan… Po kan po kan, bile mirë. Në Luginen e Preshevës sikur edhe në Kosovë apo Maqedoni, kush ka, ka ! Kush s’ka , s‘ ka… Zoti ja baft qaren !