Arifi: Do të ketë qeveri gjithëpërfshirëse por pa PDK’në
Blloku LDK-AAK-NISMA hedhë poshtë mundësinë që të ketë qeveri gjithë-përfshirëse. Sipas Bllokut qeveria e ardhshme e Kosovës përfundimisht do të bëhet pa PDK’në. Këshilltari kryesor i të nominuarit për kryeministër Ramush Haradinaj, nga ana e bllokut LDK-AAK-NISMA, Avni Arifi thotë se blloku do ta bëjë qeverinë.
Sipas tij kjo është qeveri e shumicës parlamentare.
“Ideja e shprehur nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës duke përfshi edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës për qeveri gjithë-përfshirëse do t’ia humbte tërësisht kuptimin bllokut aktual të shumicës parlamentare, pra atëherë nuk do të flisnim për ndryshim por do të flisnim për vazhdim. Andaj besoj se përgjigjen ata vetë duhet ta dinë, nuk ka ndryshim me Partinë Demokratike të Kosovës në qeverisje dhe shumica gjithë-përfshirëse apo qeveria gjithë-përfshirëse ashtu-kështu do të jetë, por nuk do të Partia Demokratike e Kosovës”, tha Arifi për RTV21.
Arifi thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja dhe se institucionet e reja do të mund të formohen në shtator.


