Ndryshone Kushtetutën e mos u tallni me popullin!
Nga Gani Sadiku – Tentativa e Hashim Thaçit për shndërrimin e FSK-së, në FAK, nuk është gjë tjetër pos një hap aventurist dhe tribalist për përfitime personale. Një ushtri të cilën nuk e përkrahë NATO as SHBA-ja, nuk mund të jetë armatë as forcë e armatosur.
Nëse HTH tenton ta provokojë Amerikën, dhe NATO-n, atëherë amerikanët do t`i tërheqin forcat konsulentë nga FSK-ja dhe do të krijojë armiqësi me partnerët ndërkombëtar.
Se besoj që ka shqiptar i cili është kundër FAK, por partneriteti ndërkombëtar është jetik për armatosjen dhe krijimin e forcave të armatosura.
Formën dhe rrugën se si Kosova mundë të bëhet me ushtri, e ka treguar Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes. Me krijimin e ushtrisë pa ndryshime kushtetuese, nuk e ndërtohet ushtri, por tallet me forca të armatosura, e cila nuk bëhet shtyllë ose kategori kushtetuese, dhe kështu mbetet si gjysmë ushtri pa përkrahjen e askujt, por vetëm me dëshirën e shqiptarëve.
Nxitimi i Presidentit për ta paraqitur këtë si meritë të veten, e dëmton imazhin e Kosovës dhe se ky ligj, nuk është hartuar nga zyra ligjore e presidentit të Kosovës por nga Ministria e FSK-së, vetëm se nga Ministria është pritur që të jepet drita jeshile nga forcat e NATO-s./rajonipress/


