Granit Xhaka paralajmëron Arsenalin
Granit Xhaka ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të jenë të kujdesshëm ndaj skuadrës nga liga e pestë angleze, Lincoln, me të cilën do të përballen sonte në FA Cup
Arsenali nuk p kalon momente të mira. Ekipi londinez është eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa në Premierligë nuk i ka punët mirë.
Për të shmangun ndonjë befasi të mundshme në FA Cup, ku Arsenali do të përballet me Lincoln, Granit Xhaka ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të jenë të kujdesshëm.
“Ka shumë telashe në garat e kupës, të cilat i kemi parë në FA Cup”, ka thënë ish-mesfushori i Borussia Monchengladbach, shkruan Goal.com, përcjell Express.
“Ju duhet të jepni më të mirën pa marrë parasysh nëse kundërshtari është nga Liga e dytë, e katërt apo e pestë. Në futboll, gjërat mund të ndodhë shpejt”, ka theksuar ai.
Xhaka ka thënë se nëse skuadrat e vogla kalojnë të parat në epërsi është vështirë që ta rikthesh rezultatin pasi mbrohen mirë
“E mbaj mend kur isha në vitin tim të parë në Gladbach. Ne luajtëm kundër Darmstadtit, i cili ishin në divizionin e katërt në atë kohë. Ne humbi ndeshjen me një penallti. Ne duhet të mësojnë shumë prej saj. Ne shkuam atje, menduam se do ta kemi lehtë kundër një ekipi ligës së katërt”, ka rrëfyer Xhaka. /Express/

