ARKATANA

Flamuri që “s’e njeh të kaluarën”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ka dy muaj që Naim Jashari çdo mëngjes i shpalos e në mbrëmje i palos dy flamuj të Kosovës. Ata zënë vetëm një pjesë të vogël në tezgën e tij prej rreth dy metrash katrorë.

Vetëm pesë flamuj të shtetit më të ri në Evropë i kishte blerë në mes të qershorit në Shqipëri, ku vazhdimisht merr mallin që e shet në një kënd të sheshit në qendër të Ferizajt, pasi ka marrë leje të përkohshme për tezgën e tij ambulante, shkruan Koha Ditore.

“Kurrkush nuk pyet për ta”, thekson Jashari, teksa kap njërin prej dy flamujve kaltër, bardhë e verdhë. Kjo është edhe arsyeja pse simbolet e Kosovës nuk zënë as njëzet për qind të hapësirës së mallit të ekspozuar.

“Flamur synetie”

United Hospital

“Këta të Kosovës nuk shkojnë as për ilaç”, qeshet Jashari, teksa tregon se “për syneti janë shitur goxha mirë do ‘maica’ me flamurin e Kosovës puna e ngjyrave”.

Poshtë tezgës nxjerr dy kanotiere të tjera të kuqe, të cilat ia ka porositur një myshteri i vjetër që çdo verë blen diçka te Jashari. Këtë stinë porosia e tij ishte më e veçantë se herëve të tjera.

I shpalos me kujdes dhe ekspozon anën e pasme të tyre, duke treguar se mbishkrimi është përshtatur prej vëllait të tij në bashkëpunim me blerësin mik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.