Mobi Casa

Drejtori i Policisë: Ekstremizmi nuk është rrezik serioz. Droga e varfëria, po!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Institucionet e sigurisë në Kosovë nuk e cilësojnë si rrezik serioz çështjen e ekstremizmit fetar. Kështu është shprehur publikisht në janar të këtij viti, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, megjithëse tregon se është në njohuri të të gjitha ngjarjeve e zhvillimeve të kësaj natyre.

I njëjti përkushtim nuk është parë të ndodhë deri tash me problemet më të mëdha të sigurisë, evidentuara nga Policia e Kosovës e që janë trafikimi i narkotikëve dhe problemet që vijnë nga mungesa e mirëqenies sociale.

Këto dy probleme, Maxhuni i kishte cilësuar si rreziqet kryesore në një intervistë në KTV (nga min 38), në janar të këtij viti, derisa ekstremizmin nuk e kishte quajtur rrezik serioz, transmeton portali Almakos.

“Rreziqet që i kanosen shoqërisë kosovare nga format e krimit janë krimi i organizuar për vetë faktin se Kosova shtrihet në Ballkan dhe shfrytëzohet si rrugë transit. Këtu nënkuptoj kryesisht trafikimin me narkotikë… ndërkaq në lidhje me rrezikun e dytë, duhet ta kemi parasysh se Kosova është një nga vendet më të pazhvilluara ekonomikisht dhe gjendja sociale me një moment mund të jetë rrezik”, kishte thënë Maxhuni.

UBT

Kurse i shtyrë të përgjigjet se a është vërtetë ekstremizmi fetar rrezik për Kosovën, Maxhuni thotë se kësaj çështjeje i është dhënë më shumë hapësirë sesa duhet.

“Ne vlerësojmë që nuk ka rrezik serioz në përmasën çfarë duhet t’i atribuohet vendit tonë”, thotë Maxhuni derisa tregon se është në njohuri të të gjitha rrymave e lëvizjeve e grupeve që kanë për qëllim ekstremizmin.

Ai kishte shtuar në fund se nuk konsideron që Kosova mund të jetë arenë e caqeve të sulmeve të përmasave çfarë i shohim nëpër vende të ndryshme.

Ditë më parë, 40 persona ishin arrestuar nën dyshimin për terrorizëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.