Diaspora nxjerrë në shesh panairin e artizanaleve
Nga e enjtja e deri të dielën, qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit por që janë në pushime në Kosovë, do të kenë rastin të shërbehen me ushqim tradicional, veshje tradicionale dhe punime dore.
Këto të gjitha po ofrohen në panairin e artizanaleve që është duke u mbajtur në sheshin “ZahirPajaziti” në Prishtinë, nga disa gra që merren me biznes.
SylbijeSahiti, njëra nga gratë biznesmene ka folur për KosovaPress, për këtë organizim, e cila po ashtu ka treguar se kjo është mjaftë fitimprurëse për këto gra.
Sahiti: Është hera e parë që po e bëjmë shkaku i diasporës
“Ky organizim do të thotë gratë në biznes e kanë marrë iniciativën si çdo vit ka dy herë, tri herë deri pesë herë bëjmë panaire. Sivjet e kemi organizu këtë panair shkaku i diasporës së mërgimtarëve. Këtu ka organizime të ndryshme, ka manifestime të ndryshme, ka pasur mbrëmë edhe koncert. Ka pjesëmarrje të grave, punime të ndryshme punë dore , ka ushqim tradicional, ka çdo lloj aktivitete tjera”, ka thënë Sahiti për KosovaPress.
Ajo ka treguar që punët po u ecin mirë dhe se ka interesim nga qytetarët.
Panairi do të zgjasë katër ditë. Ka filluar të enjten dhe do të vazhdojë deri në ditën e diel.


