ARKATANA

Prljaskaj: Kroacia, e hapur ndaj shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, në intervistën dhënë për “Zërin” konfirmon gatishmërinë e shtetit kroat që ta përkrahë Kosovën.

Punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, hapja e Institutit Albanologjik në Zagreb, bashkëpunimi më i ngushtë me shtetin amë, marrja e fuqisë punëtore nga Kosova, ruajtja e identitetit dhe njëkohësisht integrimi i tyre në shoqërinë kroate, janë çështjet për të cilat premton zgjidhje deputetja shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Eco Higjiena

Në Kroaci ku numri i shqiptarëve është rreth 18.000 dhe shumica prej tyre janë nga Kosova dhe Maqedonia, Prljaskaj thotë në një intervistë për “Zërin” se pret që komuniteti shqiptar në institucionet kroate të përfaqësohet më mirë në zgjedhjet lokale, pas të cilave ajo pretendon se do të ndryshojë situata dhe, sipas saj, shqiptarët do të kenë mundësi të kenë përfaqësues në qeverinë lokale. Prljaskaj vlerëson se shteti kroat ndaj Kosovës çdo herë ka qenë shtet mik dhe është i gatshëm që ta përkrahë ende Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.