Eko Higjiena

Xhevdet Muji legjendë e KF Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur nga themelimi i KF Gjilanit padyshim është edhe Xhevdet Muji, mesfushori i “bardh e kuqëve” i cili ka lënë gjurmë të thella jo vetëm tek Gjilani por edhe në atë të futbollit Kosovar.

Në kohërat e vështira të futbollit dhe të popullit të Kosovës themelohet KF Gjilani 95, kësaj vatre futbollistike ju bashkëngjitën shumë futbollist e njëri ndër ta ishte edhe mesfushori Xhevdet Muji i cili bënë karrierë plot 17-të vite në klubin e Gjilanit.

Ish futbollisti dhe kapiteni i Gjilanit plot 6 vite i cili me Gjilanin kishte fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës në futboll, ndërsa për një stinorë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e KF Dritës duke u shpallur kampion me “bardh e kaltërtit”.

Muji i cili mbante fanellën me numër 10 shumë dashamirëve të futbollit ju mbetën në kujtesë me golat fantastik që i shënonte nga gjuajtjet e lira dhe nga distanca.
“Nuk ka asnjë klub në futbollin e Kosovës që nuk ju kam tundur rrjetat dhe për këtë jam shumë krenar, konsideroj se për 17 vite në fanellën e Gjilanit kam shënuar afër 300 gola ndërsa për Kupë rreth 50 soshë”, shprehet Muji.

Xhevdet Muji pas një periudhe të gjatë tregon misterin e tij kalimin tek rivali Drita.
“I ndjeri Selami Osmani-“Bezi” në rrugë më ka takuar më ka propozuar se mund të kalosh tek Drita pasi jemi në garë për titull për tre minuta kemi arrit akord dhe në stinorin pranveror kam kaluar te Drita dhe kemi fituar titullin e kampionit, mund të them se Selami Osmani dhe Shukri Sylejmani kanë bërë revolucion në futbollin e Kosovës, respekt të madh për këta dy njerëz të futbollit”.

Eco Higjiena

Ish mesfushori Muji i mbetet merak dhe e paqart se si Gjilanit ju mohua titulli i kampionit.
“Stinorin 1998-99 Gjilani ishte me 9 pikë diferencë nga skuadra në pozitë të dytë shpërtheu lufta dhe Federata na humbi këtë titull pa kurrfarë shpjegimi”.

Për Xhevdet Mujin është edhe një karakteristik e veçantë ai asnjëherë nuk është inkuadruar nga banka e rezervistëve ndërsa ka fjalë të mëdha për dy trajnerët Hysni Maxhunin e Muharrem Sahitin.
“Maxhuni për mua është trajneri më i mirë që ka pas futbolli i Kosovës ndërsa Muharrem Sahiti është më i miri në përgatitjen fizike”.

Me të ndërprerë karrierën Muji për një kohë ishte pjesë e skuadrës Franceze në Ligën e dytë St.Julien Genovas por në ndeshjen vendimtare nuk arrin të inkuadrohet në Ligën e Parë të futbollit Francez.

Mesfushori Muji sot 43 vjeçar për futbollin e Kosovës nuk ka fjalë të mira.
“Në gjithë Evropën futbolli shkon përpara ndërsa në Kosovë mbrapa, mendoni dhe analizoni se ku ishte dhe çfarë futbollist kishte pas luftës, i gjithë problemi është se nuk punohet me kategori të reja të futbollit dhe patjetër rezultatet mungojnë”, thekson ish futbollisti Xhevdet Muji./sylejman ismajli/rajonipress/