Bunjaki tregon tre problemet që ka Kosova para ndeshjes me Islandën
Albert Bunjaki ka treguar tre problemet që ka Kombëtarja e Kosovës, para ndeshjes me Islandën në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se është duke monitoruar gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Islandën që do të zhvillohet me 24 mars.
Por, ai gjatë një interviste për RTK’në, ka treguar edhe tre problemet që ka Kosova para kësaj ndeshje.
“Gjendja e disa lojtarëve është e mire, por problem është se disa lojtarë nuk kanë minutazhën e duhur. Po ashtu ne ende vazhdojmë të merremi me kompletimin e dokumentacioneve dhe me mungesën e një stadiumi që ndeshjet si vendës t’i zhvillojmë ne Kosovë”, ka thënë Bunjaki. /Express/


