FIDANISHTJA

Pranga shqiptarit, fshehu kokainë në çantën e kompjuterit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

​Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 6 kilogram kokainë të fshehur në çantën e kompjuterit.

Aksioni i policisë ka ndodhur në komunën e Montesacros, pasi shqiptari 25-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia italiane, ishte banor ne Ancona.

Arrestimi është bërë i mundur vetëm pak metra larg një postblloku policie, ku i riu shqiptar ka tentuar ta kalojë i qetë, sikur brenda në valixhen e kompjuterit personal, kishte vërtet një kompjuter.

UBT

Pasi i është kërkuar nga policia të nënshtrohet një kontrolli, i riu shqiptar është arratisur ndërsa menjëherë pas tij janë vënë në ndjekje disa makina policie. Ai është vënë nën pranga pas disa minutash.

Pas kontrollit në çantën e kompjuterit, policia ka zbuluar plot 6.2 kg kokainë e pastër, e paketuar.

Sipas policisë, droga ishte gati për t’u hedhur në tregun roman. Me ane të kësaj sasie, shqiptari mund të prodhonte 15 doza kokainë. Nëse kjo sasi, 6.2 kg kokaine, do të hidhej në treg, ajo do të kushtonte 750 mijë euro.