Uji Dea

Britanikët shprehin ngushëllime për tragjedinë në familjen shqiptare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Me qindra njerëz u mblodhën për të respektuar familjen Isufi, e cila u shkatërrua nga një aksident rrugor në Kroaci pasi humbi tre pjesëtarë të saj. Shumë të pranishëm e kishin të vështirë t’i mbanin lotët, ndërkohë që shokët e tyre lexonin mesazhe dhe kujtime personale për Ramelën dhe Richard Isufin, të cilët gjetën vdekjen bashkë me babë e tyre kur makina BMV, me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion në Slano të Kroacisë të enjten pak para orës 8 të mëngjesit.

E ëma, Meri, 34 vjeç dhe djali i vogël Clive, 9 janë aktualisht duke marrë mjekimet e duhura pranë spitalit të qytetit.

Majori Nigel Schultz, 55, i cili drejtoi shërbimin tha se ai shpesh bisedonte me Richard kur ai kthehej për në shtëpi.

“Ata ishin dy të rinj të mbarë me potencial të madh. Kjo është një humbje e trishtë në një situatë tragjike. Ata do të na mungojnë shume”, ka thënë ai.

Luljeta Nuji nga programi “Shpresa”, foli në gjuhën shqip përpara se të lexonte në anglisht.

KKVITI

“Familja Isufi ishte plot me përkujdesje dhe dashuri për njëri-tjetrin, shokët dhe shoqërinë. Ata ishin një familje e cila rrezatonte sinqeritet, dashuri, thjeshtësi dhe përkujdesje gjatë gjithë kohës. Ata ishin të lumtur dhe asnjëherë s’pushuan së qeshuri”, tha ajo.

Marsella Verselaj, 29, nga gjykata Shën Aiden tha se pasi kishin kontaktuar familjen e Erionit në Shqipëri kanë konstatuar se mamaja e tij nuk ka reshtur së qari dhe se ajo është në gjendje shumë të keqe.

“Është një ngjarje shumë tragjike. Mund ta kuptoni këtë nga turma e madhe e njerëzve që janë mbledhur këtu për të shprehur ngushëllimet e tyre. Ne do të vazhdojmë lutjet për familjen Isufi”, tha një shoqe e shkollës së Ramelës.

Një libër ngushëllimesh do të rrijë i hapur gjatë gjithë javës për të gjithë ata që dëshirojnë të shkruajnë mesazhet e tyre.