ARKATANA

Tuna konfirmon serinë e dytë të turneut Fenix Tour

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tuna pas suksesit të projektit “MMV” ka konfirmuar në mes të sezonës se po fillon një seri tjetër të turneut Fenix – Fenix Tour 2.Ky vendim i Tunës dhe i menaxhmentit të saj erdhi më 28 korrik, natën e parë të Bajramit, kur këngëtarja në Pejë filloi serinë e dytë të turneut të saj të përbashkët me Cozman.

Fenix Tour filloi vitin e kaluar dhe Tuna e Cozman pasi shijuan suksesin e superhitit “Fenix”, kanë vazhduar me koncertet e shumta.

E koncertet e shumta kanë vazhduar edhe këtë verë. Por, këngëtarja dhe reperi kanë vendosur që bashkë me menaxhmentin e tyre të ndërrojnë formën e koncerteve.

Telegrafi mëson se Tuna po angazhohet maksimalisht për të ndërruar formatin e koncerteve, dhe pos që t’i bëjë ato 100 për qind live, po punon që ato të jenë më spektakolare.

FIDANISHTJA

Ajo Fenix Tour 2 e konfirmoi në Facebook me një video, duke shkruar: “Ju ftoj që të shikoni video dhe të kuptoni se çfarë po ju pret në serinë e dytë të turneut të përbashkët – Fenix Tour 2”.

“Fenix Tour 2 ka filluar nga data 28 Korrik dhe do të vazhdojë një kohë shumë të gjatë, derisa të kemi prekur çdo cek ku ka shqiptarë, e derisa të kemi shpalosur çdo ku performancat speciale për ata që na përkrahin. Po na pret një verë e nxehtë bashk”, ka shkruar Tuna në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Tuna shumë shpejt do të festojë edhe milionin e dytë të videoklipit “MMV” që tashmë ka kaluar projektin e Ledrit dhe Dafina Zeqirit “Got Your Back”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.