Hidromorava

Ushtria e Kosovës e forcon krahun jugor të NATOS-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Milazim Krasniqi – Hutia që po shfaqin një pjesë e politikanëve lidhur me transformimin e FSK në ushtri, dëshmojnë se sa ka degraduar në kokat e tyre ideja e shtetndërtimit.

Përndryshe, nëse besojnë se jetojnë në një shtet që quhet Kosovë, duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për formimin e ushtrisë së tij. Edhe n’pikë të natës, si thuhet! (Bile vonesa kaq e gjatë, vetvetiu flet për deficitin e derisotëm të vullnetit politik në konsolidiin e plotë të shtetit tonë.) Por, ata që janë ende të hutuar, mund të kthjellohen edhe nga kjo që tha dje Vojisllav Shesheli: “Me ndihmen e Rusisë, do ta kthejmë Kosovën nën Serbi”. Pra, rrugë tjetër nuk ka, o njerëz: ose forcimi i shtetit tonë e (dhe i kombit tonë) ose rreziku të na gllabërojë një ditë Serbia.

FIDANISHTJA

Kjo qasje për forcimin e shtetit dhe të kombit tonë, ku futet edhe formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk e prishë aspak partneritetin me SHBA e NATO. Përkundrazi, e forcon krahun jugor të NATO-s. E pengon rikthimin e Rusisë në ujërat e ngrohta të Adriatikut.

Një gjë duhet të thuhet qartë edhe më këtë rast: SHBA dhe NATO-ja na kanë ndihmuar në mënyrë vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e vendit, për çka ne u jemi mirënjohës gjithë jetën. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të na lënë shtet-sakat përgjithmonë, duke mos pasur ushtrinë për ta mbrojtur edhe vetë vendin tonë nga agresioni i mundshëm, i atyre që përditë thonë se do të na ripushtojnë e do të na shkatërrojnë. Sikundër dihet, SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndihmuar çlirimin e shumë shteteve të sotme të Evropës, por pastaj i ka lënë të konsolidojnë sovrantitetin shtetëror, natyrisht edhe me ushtritë e tyre. Nuk ka arsye të jemi ne përjashtim prej këtij rregulli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.