Fqiu ia dëmton serën, intervenon policia
Gjilan – Policia e Kosovës nën Stacioni Policor në Zhegër ka pranuar një ankesë nga ankuesja femër shqiptare shtetase e Kosovës e cila raporton se fqiu i saj shqiptar e ka dëmtuar serën e mbjell nga ankuesja. Sipas ankueses nuk është hera e parë që i dyshuari shkakton dëme në pronën e tyre, sera është e vendosur në një pronë kontestuese dhe se lënda është në procedim e sipër në Gjykatë.
I dyshimti është intervistuar nga policia, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


