ARKATANA

Sherifi: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, ne i kemi numrat

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se do t’i qëndrojnë besnik deri në fund koalicionit me LDK’në dhe AAK’në.

Ai ka shprehur optimizëm se koalicioni LDK- AAK- Nisma do ta formojnë qeverinë e re pas zgjedhjes së kryeparlamentarit. Ky koalicion sipas tij i ka edhe numrat për formimin e Qeverisë, shkruan Epoka e Re.

Fundamenti

Në këtë drejtim ai ka thënë se nuk është e nevojshme që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.

“Zakonisht në zgjedhje shkohet kur askush nuk arrin t’i bëjë numrat për formimin e qeverisë. Në këtë drejtim ne në seancën konstituive kemi dëshmuar se i kemi së paku 65 vota”, ka thënë Sherifi, duke shtuar se janë shumë të interesuar që pjesë e qeverisë të jetë edhe Vetëvendosja.