FIDANISHTJA

Bashkatdhetarët e konsiderojnë plaçkë sigurimin e automjeteve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Ferki Abiti po priste në mesditën e së dielës në parkingun përskaj pikës kufitare në Merdar. Herë bisedonte me familjarët e tij që po rrinin brenda furgonit e herë me shoferin e veturës tjetër që ishte parkuar para tij.

Pritja këtu nuk po e bezdiste aspak, ani pse këtë po e bënte për rreth gjysmë ore. Atë nuk po e pengonte as vapa që po mbretëronte këtë të diel në Merdar, shkruan sot Koha Ditore..

Për Ferkiun kjo ishte vetëm një ndalje për të pushuar paksa nga rruga që e kishte bërë që nga dita e shtunë kur ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Nuk i dukej se po humbte kohë, pasi këtë herë nuk i kishte përjetuar pritjet e gjata sikur herëve të tjera në këtë kufi. Pritje thotë se kishte pasur vetëm në kufirin ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë.

Uji Dea

“Jemi nisë dje në orën 13:30 nga Lajpcigu i Gjermanisë. Kallaballëk ka pasur në Suboticë, prej orës 24:30 kemi prit deri në 04:00 për të hyrë në Serbi. E këtu (në Merdar), kemi kaluar shumë mirë. Nuk kemi pritur as 10 minuta”, ka thënë Ferki Abiti, i cili qe 6-7 vjet shfrytëzon këtë rrugë për të shkuar në familjen e tij në Vushtrri.

“Për Kroaci kam udhëtuar përpara, po andej edhe më larg edhe rruga më e keqe. Por edhe këndej tjera vjet ka pasur raste që kam qëlluar në kolona të gjata, ku edhe na ka ra me rit më shumë… Përpara lypshin pare edhe në Kroaci edhe në Serbi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.