KKVITI

Kosovarët, të pestët në listën e pajisjes me pasaporta gjermane

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Numri i të huajve që kanë marrë pasaportën gjermane gjatë vitit 2013 ka qenë 112.353, që është i përafërt me atë të vitit të kaluar. Por, siç bën të ditur Zyra Federale e Gjermanisë për Statistika, ndryshimet janë megjithatë të dukshme. Gjatë vitit të kaluar është rritur për 15.3% ose për 3100 veta numri i të huajve nga shtetet e BE-së që janë bërë shtetas gjermanë.

Më të shumtët në numër janë shtetasit polakë ata që kërkojnë pasaportën gjermane. Numri i tyre në vitin 2013 është rritur për 21.5% në krahasim me një vit më parë. Por edhe më e madhe rritja është te ukrainasit (23%) dhe te italianët (25.1%). Ndërsa është zvogëluar për 6200 (minus 14.2%) numri i shtetasve të vendeve me status kandidati të BE-së që kanë kërkuar të natyralizohen në Gjermani. Rënie te madhe (16%) ka pësuar natyralizimi te turqit.

Fundamenti

Megjithatë, në numra absolutë, janë turqit ata që me shifrën 27.970 prijnë në marrjen e shtetësisë gjermane edhe në vitin 2013. Pas tyre, me një diferencë të madhe vijnë polakët me 5466, ukrainasit me 4539, grekët me 3498 dhe në vendin e pestë vijnë kosovarët me 3294 pasaporta gjermane të fituara gjatë vitit 2013.

Që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri mbi natyralizimin në vitin 2000, shtetësinë gjermane e kanë fituar 1.75 milionë të huaj. Shtetasit turq që nga fillimi e kanë përbërë pjesën më të madhe të të natyralizuarve./albinfo/