Përfaqësim më të madh të shqiptarëve në policinë lokale dhe kufitare
Në pjesën e seancës në parlamentin serb të rezervuar për pyetje nga deputetët, Riza Halimi, kryetari i PVD-së ka pyetur se kur MUP serb do të siguroj pjesëmarrje adekuate të shqiptarëve në policinë lokale në komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës si dhe në policinë kufitare “Në Preshevë në të cilën ka 90% të banorëve shqiptar, në policinë lokale janë të përfshirë 55% shqiptar” ka thënë Halimi, transmeton presheva.com.
Ai ka shtuar se në policinë kufitare, numri i shqiptarëve në policinë kufitare është vetëm simbolik.
Deputeti popullor ka thënë se në pranimet e konkurseve për polic janë të tilla që nuk mund të kalojnë as shqiptarët që kanë të kryer shkollimin e lartë.


