FIDANISHTJA

Zjarri përfshinë një shtëpi, zijarrfikësit arrijnë pasi gjithçka mer flakë, ndihma e shpejtë askund

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në orët e para të mëngjesit të së enjtës, në qytetin e Bujanocit gjegjësisht vetëm 50 metra larg xhamisë së romëve, është përfshirë nga flaka shtëpia e Jakup Musliut, e cila sipas dëshmitarëve okularë në fillim ishte përfshirë nga flaka vetëm një kasolle e ngjitur me shtëpinë dhe më pas e tërë shtëpia.

Fatmirësiht 7 anëtarët e kësaj familje me kohë ishin evakuar nga shtëpia dhe të lënduar nuk ka patur përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, gjegjësiosht shtëpia është djegur pothuajse deri në themel.

Siç i kanë thënë BuajnociNet-it dëshmitarët të cilët e kanë vërejtuar flakën, ata kishin tentuar me mejte shtëpiake që ta shujanë zjarrin në kasollen e përfshirë nga flaka, por ishte e pamundur, kështu që menjëherë kishin njoftuar zijarrfikësit e qytetit të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes kur nga flaka ishte përfshirë e tërë shtëpia.

KKVITI

Sipas tyre zjarrfikësit kanë arritur gati gjysëm ore me vonesë dhe më nuk kishte mundësi që të shuhej zjarri. Vetëm 15 minuta pas tyre ka arritur automjeti i zijarrfikësve nga Vranja dhe më pas edhe policia, por ajo qka është shqetësuaese, edhe përkundër flakës së madhe dhe shqetësimit tepër të madh të familjarëve në vendin e ngjarjes edhe pas 1 orë e gjyshmë nuk kishte arritur asnjë automjet i ndihmës së shpejtë.

Në shtëpi kanë jetuar, kryefamiljari Jakup Musliu me bashkëshorten, dy djemt, vajzën, nusen e djalit dhe dy fëmij e vegjël të djalit./BujanociNet/