FIDANISHTJA

Mendimi i Rugovës drejtë politikës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Djali i madh i presidentit Rugova po mendon të hyjë në politikë. Mendim Rugova ka paralajmëruar se do ta bënte këtë nëse e kërkon elektorati i LDK-së. Njohësit e çështjeve politike pajtohen me konstatimin e Mnedimit se ka humbur “ideali rugovist”.

Njohësit e çështjeve politike në vend nuk e dinë nëse Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Rugova duhet të hyjë në politikë, por ata janë pajtuar me disa nga konstatimet e Mendimit në një intervistë të gazetës Tribuna.

Eco Higjiena

Analisti politik Krenar Gashi, vlerëson se ideali rugovist në LDK ka humbur bashkë më shuarjen e ish-presidentit Rugova.

Kurse, njëri nga eksponentët e LDK-së në kohën kur kjo parti ishte lëvizje, profesor Milazim Krasniqi, ka thënë se ai kishte pohuar qysh në vitin 2001, se LDK nuk ka kapacitete të brendshme për tu reformuar./Tribuna./