FIDANISHTJA

Reagimet e Mustafës, Limajt, Konjufcës e Krasniqit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas largimit të Hashim Thaçit nga salla e Kryesisë së Kuvendit, nga aty janë larguar edhe Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. Ky i fundit i është përgjigjur Thaçit i cili theksoi se gjatë mbledhjes pati devijim nga rregulloret. Limaj tha se është Jakup Krasniqi ai që interpreton rregulloren.

Limaj i përgjigjet Thaçit: Rregulloren e interpreton Jakup Krasniqi

Pas largimit të Hashim Thaçit nga salla e Kryesisë së Kuvendit, nga aty janë larguar edhe Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. Ky i fundit i është përgjigjur Thaçit i cili theksoi se gjatë mbledhjes pati devijim nga rregulloret. Limaj tha se është Jakup Krasniqi ai që interpreton rregulloren.

Ndërkohë Haradinaj, e Kurti nuk janë pronocuar për media. Limaj ndërkaq ka thënë se séance konstituive e Kuvendit do të mbahet të enjten në ora 10.

Konjufca: Dokumenti që nxjerr PDK-në grupin me të madh është ilegal

Dokumenti që PDK-në e nxjerr të parën në Kuvend për ne është ilegal, ka thënë Glauk Konjufca nga vetëvendosje. Sipas tij ai dokument është ilegal dhe është konstruktuar sipas qejfit të PDK-së.
“U morëm vesh qe te mos ketë interpretim nga ata qe do të udhëheqin seancën e pare. Skenarin do ta caktojmë, dhe do te dihet se kujt i jepet e drejta për të propozuar”, ka thënë ai.

Konjufca ka thënë se janë duke e pritur një përgjigje nga koalicioni LDK-AAK-NISMA.

“Do te donim te kishim një marrëveshje me shkrim. Po te pranohen ato qe janë venë si kushte nga VV-ja për koalicionin, ky do te ishte lajm i parë dhe do të kalonim në hapa të tjerë për te diskutuar për detajet e qeverisë”.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje nuk do ta votojnë askënd as për hatër as për inate.

Mustafa: Thaçi veç doli, nuk kishte asnjë përplasje në mbledhje

​Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në takim nuk kishte asnjë sjellje jokorrekte e as përplasje, por sipas tij Thaçi vetëm doli nga salla.
Kurse, sa i përket asaj liste të sekretariatit të kuvendit që PDK-ja del grupi me i madh, Mustafa tha qe ketë nuk e vendosë sekretariati, por e vendos kryesia e Kuvendit dhe vullneti i deputeteve për tu bashkuar lirshëm ne një grup.

I pyetur nëse i frikësohen gjykatës kushtetuese qe ti jap përparësi PDK-së, për ta marr kryeparlamatarin, Mustafa tha se nuk kanë asnjë frik për këtë

Krasniqi: LDK AAK NISMA e ka grupin më të madh parlamentar, jo PDK

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka folur edhe Jakup Krasniqi cili ka thënë se LDK AAK NISMA e kanë grupin më të madh parlamentar duke thënë se kjo është në pajtim me Kushtetutën dhe se për këtë është pajtuar Kryesia e Kuvendit. Sipas tij, dokumenti që PDK’në e nxjerr grupin më të madh parlamentar është joekzistues.

Krasniqi ka thënë se LDK AAK NISMA e kanë grupin më të madh parlamentar dhe se një dokument që ka qarkulluar në opinion e ku thuhet se PDK është ajo që e ka grupin më të madh nuk ekziston.