Eko Higjiena

Molliqaj: LDK ka keqqeverisur me Prishtinën, AAK vazhdon të jetë parti e haraçit, por janë zotuar për sundim të ligjit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

LDK ka keqqeverisur me Prishtinën, por megjithatë, të gjithë liderët e partive të bllokut janë pajtuar që ta respektojnë sundimin e ligjit”, ka thënë Molliqaj.Molliqaj ka theksuar gjithashtu se ato që janë thënë për AAK-në, se është “parti e haraçit”, ende qëndrojnë, por se ka theksuar se edhe AAK është zotuar për sundimin e ligjit.

Ai ka thënë t’i ketë dëgjuar Mustafën dhe Haradinajnë të kenë thënë se mbajnë përgjegjësi për çdo veprim që kanë bërë në të kaluarën.

Molliqaj: Presin që marrëveshjet gojore të vendosen në letër deri të dielën Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një bisedë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka sqaruar ato që janë arritur deri më tani në mes të partive të bllokut.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka kërkuar të marrëveshjet e arritura gojarisht me LDK-në, AAK-në dhe Nismën për Kosovën, të shkruhen në letër.

“Dy momentet e para të ofrimit të tekstit nga Vetëvendosje janë parime të Vetëvendosjes. Ndërsa dokumenti i 7 korrikut është draft marrëveshje e diskutimeve tona të përbashkëta maratonë. Ajo çfarë ka në atë tekst përfaqëson qëndrimin e diskutimeve të përbashkëta me këto subjekte të përfaqësuara nga liderët”, ka thënë Molliqaj.

“Ne kemi provuar të sjellim një kulturë të re politike, duke bërë që për herë të parë krerët e katër partive politike të takohen e të diskutojnë për problemet e mëdha të vendit, pa presionin e ndërkombëtarëve e as të vendorëve. Dhe e dyta, ne kemi sjellë një kulturë të re që në çdo takim të ofrojmë gjëra të shkruara, për shkak se më shumë mbahen mend diskutimet. Mendoj se kjo është pritur mirë edhe nga të tjerët”, ka theksuar Molliqaj, transmeton koha.net.
Ai ka thënë se presin përgjigje me shkrim nga të gjitha partitë e bllokut brenda dy ditësh.

Hidromorava

“Qëllimi i këtij blloku ka qenë jo vetëm ndërrimi i emrit të qeverisë, por edhe kahja e vendit, sepse ndryshe nuk ka kurrfarë kuptimi. Vendi ynë ka nevojë për politika të reja që nuk janë të zotit Thaçi”, ka thënë mes tjerash Molliqaj.
Ai ka thënë se letra e AAK-së që i është kthyer Vetëvendosjes nuk ka qenë fare ajo që është biseduar nëpër takime.

Molliqaj është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje me shkrim mes partive të bllokut për atë që është diskutuar deri më tani nga krerët e katër partive.
“Unë jam optimist pasi që ka përfarim të jashtëzakonshëm në mes nesh. Nuk do të jem optimist dhe as nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk dalin në letër qëndrimet tona të shprehura me gojë. Ndryshimi nuk po ndodh për inati të zotit Thaçi, por për ndërrimin e politikave”, ka thënë Molliqaj, transmeton koha.net.

“Ne besojmë që ndërtimi i shtetit të Kosovës bëhet përmes parimeve. Në asnjë moment ne në Vetëvendosje nuk po mendojmë se ajo çfarë po bëjmë është rruga për ndërtimin e Kosovë. Është vetëm një stacion i ndërmjetëm drejt stacionit të fundit pasi që Vetëvendosje nuk heq dorë nga qëndrimet e saja politike”, ka thënë më tej Molliqaj.
“Ne kemi kërkuar që të ketë një vlerësim të dialogut të deritanishëm. Pastaj, duhet të ketë dialog me serbët lokalë drejt integrimit të tyre në Kosovë. Kemi kërkuar që marrëveshja e 19 prillit të dërgohet në Komisionin e Venedikut ose të kemi një vlerësim të brendshëm rreth kushtetutshmërisë së saj. Dhe kemi kërkuar gjithashtu të kemi një dialog për dialogun me Brukselin ku do të vlerësohet qasja e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Kjo që është bërë deri tash nuk e ka afruar Kosovën drejt BE-së”, ka thënë Molliqaj.

Sekretari Molliqaj ka thënë se fusha e parë e marrëveshjes duhet të jetë sundimi i ligjit.
“Fusha e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Pika e tretë ka të bëjë me politikën e jashtme dhe e katërta për një rifuqizimit në mes të Kuvendit dhe Qeverisë”, ka thënë Molliqaj, transmeton koha.net.

“Kemi nevojë për marrëveshje konkrete që trajton sundimin e ligjit, model tjetër ekonomik, dialog me BE përkatësisht zyrën për zgjerim në funksion të interesave nacionale të Republikës dhe forcimi i shtetit republikan dhe kuvendit. Të gjitha këto të vendosen në marrëveshje me shkrim e cila bëhet transparente për të gjithë opinionin, rrjedhimisht llogaridhënia bëhet e pashmangshme”, ka thënë Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.
© KOHA.net