ARKATANA

Spinaqi ushqen sytë dhe trurin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Përveçse ushqen muskujt, spianaqi shërben si rigjenerues për nervat, ul kolesterolin dhe mbron retinën e syve, ndaj duhet konsumuar sa më shpesh.

Sidomos femrat pas moshës 50 vjeçare duhet ta konsumojnë rregullisht për të mbajtur nën kontroll peshën, kolesterolin, tensionin e lartë etj.

Nëpërmjet ngrënies së spinaqit forcohet memoria dhe funksionimi i trurit.

Hidromorava

Studiuesit e Karolinska Institutet në Stokholm të Suedisë, analizuan efektet fizike të spinaqit te një grup vullnetarësh, duke e përdorur në gatime të ndryshme, shpesh të shoqëruar me vaj ulliri dhe limon.

U vu re një përmirësim i gjendjes së retinës së syve, veçanërisht tek ata persona që kishin nisur të shfaqnin ankesat e para lidhur me shikimin.