United Hospital

Ushtrimet gjatë kohës kur jeni duke studiuar përmirësojnë funksionet e trurit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

A mund t’ju bëjnë ushtrimet më të “zgjuar”? Studimi I fundit suedez thotë se po.

Sipas një hulumtimi të bërë nga disa studiues suedezë, ushtrimet aerobike dhe fizike përmirësojnë të mësuarit dhe funksionet e kujtesës tek të rriturit.

Në bazë të këtij studimi, është vërtetuar se nëse personat gjatë kohës kur janë duke studiuar bëjnë disa minuta ushtrime fizike, mund të përmirësojnë procesin e të mësuarit.

Studiuesit mblodhën 13 studime nga literatura e kaluar mjekësore dhe rishikuan lidhjen në mes të stërvitjeve dhe funksionit të trurit tek të rriturit e moshës 19 dhe 35 vjeç.

FIDANISHTJA

Ata tentuan të vlerësojnë efektet akute të një stërvitjeje të vetme në funksionet e të mësuarit dhe kujteses.

Studimet shqyrtuan efektet e 3 formave kryesore të ushtirmeve: ecjen, vrapimin dhe biçikleten dhe analizuan ndikimin e tyre në kujtesën verbale, kujtesën afatshkurtër, të mësuarit dhe përceptimin vizual.

Kur krahasuan të dhënat, efektet e aktivitetit fizik ishin shumë të qarta tek tre llojet e ushtrimeve, pavarësisht nga kohëzgjatja dhe intensiteti i tyre.

“Disa funksione njohëse të lidhura me të mësuarit u përmirësuan pas një stimuli ushtrimi si: vëmendja, përqendrimi, kujtesa afatshkurtër, kujtesa afatgjatë, rrjedhshmëria verbale dhe aftësia për të zgjidhur probleme”, shkruajtën autorët.Efektet e ushtrimeve mund të zgjasin diku nga gjysmë ore deri në 2 orë të plota.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.