Fundamenti

Filloi punën Komisioni për Hartimin e Rregullores për Transparencë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në kuadër të projektit OJQ-së “Network of Peace Movement (NOPM)” ka organizuar takimin e parë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunal për Transparencë me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë ku u diskutua draft-propozimi i parë i Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

OJQ-ja NOPM është e angazhuar në mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.

Ky takim i punës ka pasur për qëllim diskutimin dhe hartimin e draft-propozimit të parë të Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin në fuqi.

Fundamenti

Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit nuk do të mungojë. “Jemi të gatshëm për harmonizimin e Rregullores për Transparencë duke i pa edhe praktikat e komunave tjera, besojmë se do t`ia dalim në takimet e tjera me qëllim që ta kemi një draft- rregullore të mirë e cila i ka munguar komunës sonë” ka thënë Canaj.

Takimi i punës ka qenë një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pas këto tema: Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje, njoftimet konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare. Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese.

Ky aktivitet është në kuadër te projektit “Hartimi i Rregullore Komunale dhe Planit të Veprimit të Transparencës Komunale” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Bashkimi Evropian (BE) lidhur me fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë dhe zbatohet nga OJQ Networkof Peace Movement (NOPM)./rajonipress/