Eko Higjiena

Kryeprokurori Kabashi përpiqet t’ia fshehë dosjet Enver Hasanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ismet Kabashi është kujdesur personalisht për ta “pastruar” figurën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Ka lëshuar një deklaratë me të cilën mohon se ka hetime penale kundër tij. Ka folur edhe në emër të EULEX-it duke mohuar se edhe ky mision po kryen hetime, shkruan sot Koha Ditore.

Por dokumentet që ka siguruar “Koha Ditore” dhe deklarata e EULEX-it dëshmojnë për hetime, subjekt i të cilave është edhe Enver Hasani. Pos hetimeve zyrtare, në Prokurori ekzistojnë të paktën edhe katër kallëzime penale kundër Hasanit të cilat nuk janë shqyrtuar nga Prokuroria.

ARKATANA

Deklaratës i ka paraprirë një marrëveshje në mes të Hasanit dhe Kabashit. Hasani, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, dhe Kabashi, në cilësinë e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryesues i Këshillit Prokurorial, janë marrë vesh qysh të martën për këtë deklaratë, pas pyetjeve të dërguara nga gazeta.

Gazeta ka mësuar se pas pyetjeve që i kishte dërguar “Koha Ditore” në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarime nëse pjesëmarrja e Hasanit në kolegjin që ka vendosur për kryeprokurorin e Shtetit përbën konflikt interesi për shkak të hetimeve që po kryen prokuroria kundër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kabashi i kishte garantuar se do të dilte me deklaratë për ta dëmtuar këtë. Pikërisht kjo ka ndodhur. Të mërkurën pasdite ka lëshuar një deklaratë me të cilën mohon hetimet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.