UBT

Vetëvendosje, në krizë me kuadro

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Dy drejtorë u larguan nga ekipi i kabinetit të kryetarit Shpend Ahmeti. Besnik Bislimi u largua nga menaxhimi i financave në tremujorin e parë, Jusuf Thaçi, u largua pas gjashtë muajve nga qeverisja me drejtorinë e Arsimit.

E kjo qeverisje e përkohshme, Ahmeti po thotë se ka qenë pjesë e një marrëveshje për një periudhë tranzicioni qysh në marrjen e detyrës nga disa drejtorë. Kreu i kryeqytetit paralajmëroi edhe ‘ikje’ tjera të mundshme gjatë dy muajve të ardhshëm.

ARKATANA

Në Komunë nuk tregojnë se kush do jetë drejtori i radhës që kryetari Ahmeti ka pasur marrëveshje për një periudhë të caktuar. “Do t’iu informojmë me kohe për këtë”, tha, Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës.

Burime të gazetës thonë se shumë shpejt pritet edhe largimi i drejtoreshës së Kulturës, Blerta Zeqiri. Publicisti Shkëlzen Gashi, lëvizjet e drejtorëve i sheh si mungesë e kuadrove profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje! Ai thotë se Shpend Ahmeti as nuk ka pas program e as ekip…(Tribuna).