ARKATANA

PDK i ofron VV-së kryeministrin dhe gjashtë ministri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, madje duke i ofruar rivalit më të madh politik postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri.

Ofertën e PDK-së e ka konfirmuar Dardan Molliqaj, nga Vetëvendosje, i cili thotë se PDK në ofertën që ia ka bërë VV-së përmes një letre, është pajtuar që Lëvizjes Vetëvendosje t’ia japë postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri.

“Në letrën që ka ardhur nga PDK-ja, të cilën unë nuk e kam parë, por që e kanë parë njerëzit e VV-së, sepse ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të takohemi me ta, PDK është shprehur e gatshme që të pezullojë dialogun, shuarjen e AKP-së dhe ndërprerjen e privatizimit. PDK i ka ofruar VV-së postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri” tha Molliqaj, transmeton KTV, citon Koha.net.

Sipas tij, njerëzit e PDK-së kanë konfirmuar se ofertën dhe marrëveshjen për bashkëqeverisja me VV-në, PDK-ja e ka të shkruar dhe mbetet në vullnetin e Lëvizjes Vetëvendosje që ta nënshkruajnë kurdo që të jenë të gatshëm.

Molliqaj tha se ofertën e PDK-së nuk e kanë marrë seriozisht “për shkak të veprimeve të tyre joserioze, që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës.

Fundamenti

Ndërsa, përfaqësues te blloku opozitar LDK-AAK-Nisma tërë këtë e shohin si një luftë speciale dhe si përpjekje të PDK-së për të mbetur në pushtet.

Ismet Beqiri nga LDK, ka thënë se nuk do të joshen pavarësisht ofertave që u bën PDK.

“Ky është një reflektim i panikës që ka PDK dhe Thaçi, për shkak se nuk e kanë mundësinë ta krijojnë qeverinë. Jemi të bindur në atë që kemi marrë vendim dhe jemi të bindur se një qeverisje me PDK-në është e pamundur dhe e dëmshme për vendin”, ka thënë Beqiri për KTV-në.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK e ka quajtur këtë një ‘luftë speciale’ të PDK-së.

Ai ka thënë se kjo parti nuk ka lënë hapësirë që ndonjë nga parti t’i bashkohet në qeverisje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.