Fundamenti

Ymydi te ndërkombëtarët!

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Situata e krijuar pas marrëveshjes së tri partive që kanë humbur zgjedhjet, për një koalicion paszgjedhor dhe dështimi i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin që t’i japë fund ngërçit politik në krijimin e institucioneve, ka sjellë vendin sërish në një situatë të palakmueshme.

Opinionistë politikë kanë thënë për gazetën se ka ardhur koha që sërish të ketë një ndërhyrje ndërkombëtare, me qëllim që të krijohen institucionet dhe të mos përsëriten zgjedhjet e parakohshme.

Mobi Casa

Sipas analistit Imer Mushkolaj, ndërhyrja e ndërkombëtarëve në ngërçin politik që është krijuar, është më se e nevojshme. Ai nuk e beson se partitë politike do të arrijnë vetë që t’i konstituojnë institucionet, kjo duke u bazuar nga e kaluara.
“Duke pasur parasysh përvojën e kaluar të këtyre partive, nuk mund të shpresojmë që do ta çojnë punën deri në fund pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Pavarësisht mënyrës indirekte apo direkte, ndërkombëtarët do ta kenë rolin e tyre”, ka thënë Mushkolaj./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.