Mobi Casa

Murati: Problemi i shqiptarëve në Maqedoni, pasojë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim, ka thënë se problemi i shqiptarëve në Maqedoni, në thelb është pjesë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Murati shkruan në Facebook se pa u trajtuar shqiptarët në Maqedoni si komb shtetformues, nuk do të ketë relaksim të marrëdhënieve ndëretnike.

UBT

“Problemi i shqiptarëve në Maqedoni në thelb është pjesë e moszgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Nuk e ka burimin ky problem tek moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, por pikërisht kjo marrëveshje është ndër problemet e mëdha sepse nuk i trajton shqiptarët si komb shtetformues në Maqedoni me të drejtë të vetëvendosjes. Andaj nuk ka zgjidhje afatgjatë të situatës në Maqedoni, qetësim të situatës dhe relaksim të marrëdhënieve ndëretnike, pa u trajtuar shqiptarët në Maqedoni si komb shtetformues me të drejtë të vetëvendosjes, e jo si monedhë për kusuritje në ndarjen e pushtetit në mes të politikanëve të korruptuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.