ARKATANA

Kushtetuesja (jo)kredibile

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykata Kushtetuese ka marrë goditjen më të madhe dy muaj më parë, kur një nga gjyqtarët e saj, Kadri Kryeziu, është parë duke marrë pjesë në aktivitetet partiake të partisë në pushtet, PDK-së.

Veprimi shihej si cenim i Kushtetueses, por gjyqtarit vazhdon të mos i cenohet pozita.

Autoriteti i Gjykatës, që ka rolin e gardianit të Kushtetutës në Kosovë, ishte ngritur pas vendimeve me peshë që mori që në nisje të punës.

Uji Dea

Ka rrëzuar presidentë, ka lënë deputetët pa imunitetin që e pretendonin dhe pa pensionet suplementare, e po kështu ka parandaluar implementimin e një marrëveshjeje ndërmjet forcave kryesore politike, që synonin ta rrëzonin nga pushteti presidenten aktuale. Ka shfuqizuar shumë ligje, e edhe vendime të gjykatave të rregullta, shkruan Koha Ditore.

Këtë javë e ka lënë në diskrecion të presidentit të vendosë që ta caktojë kandidatin për kryeministër nga cilido subjekt politik parlamentar që ajo do, në rastet kur kandidati i partisë fituese dështon ta bëjë Qeverinë. Deri tash, roli i presidentit në këtë proces shihej vetëm si ceremonial.

Vendimet e saj, përfshirë edhe këtë, kanë prodhuar debate. Në to janë përfshirë edhe politikanë. E, politika nuk i ka qëndruar anash këtij institucioni – raporte kredibile ndërkombëtare kanë folur për presione, por edhe ndërhyrje politike në këtë gjykatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.