ARKATANA

Nëpërmes Trupit Koordinues shteti ka investuar më tepër se 70 milion € në Luginë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Medvegjë – Për 14 vjet të ekzistimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shteti në infrastrukturën e këtyre komunave multietnike ka investuar më tepër se 70 milion euro, shkruan e përditshmja “Veçerrnje Novosti”.

Me ndërmjetësimin e donatorëve të huaj, për zhvillimin e këtyre komunave janë investuar edhe 35 milion euro, ndërsa këtë vit shteti gjithashtu nëpërmes këtij Trupi ka siguruar 246 milion dinarë, që paraqet rritje prej 9% në krahasim me vitin e kaluar, citohet të ketë thënë Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues.

Stankoviq nuk ka përjashtuar ekzistimin e problemeve politike, por ka shtuar se këto çështje do të zgjidhen nga shtatori nëpërmes kërkesave të shqiptarëve të sistemuara në shtatë pikë.

Mobi Casa

Sipas kryetarit të Trupit Koordinues, politika shtetërore e cila zbatohet është e drejtuar kah përmirësimi i gjendjes ekonomike.

Ndonëse deputetët shqiptarë të Luginës, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi disa ditë më parë kanë kërkuar nga kryeministri serb Alleksandar Vuçiq shkarkimin e kryetarit aktual Stankoviq, ky i fundit nuk ka dashur të komentojë këtë për siç ka thënë ai “arësye profesionale”. (mepress.info)