Hidromorava

Studentja e UBT-së në RTV “Dukagjini”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Studentja në Media dhe Komunikim të UBT-së, Erza Brahushi, në përfundim të vitit të tretë të studimeve është punësuar si gazetare në RTV “Dukagjini”.

“Ishte viti i tretë i studimeve kur mu dha mundësia që të jem pjesë e RTV ‘Dukagjini’, si gazetare e re”, ka thënë Brahushi, teksa ka shtuar se suksesin në vendin e punës e mbështet në disiplinë, seriozitet, përkushtim dhe në dashuri për profesionin.

Mobi Casa

Ajo, suksesin kryesor për punësim ia atribuon UBT-së.

“Falë UBT-së, ishte më e lehtë që të hyja sa më shpejt në tregun e punës. Profesorët, me ligjëratat dhe eksperiencat e tyre, më mësuan shumë gjëra, të cilat po më hyjnë shumë në punë”, ka vijuar Brahushi, sipas të cilës për një student i cili dëshiron t’i arrijë qëllimit e tij në jetë, “UBT është zgjidhja e duhur për studiuesit”./rajonipress/