UBT

Pozita e kryetarit të Kuvendit mund të përfundojë në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas kërkesës për interpretimin e neneve të Kushtetutës që flasin për mandatarin e Qeverisë prej Gjykatës Kushtetuese mund të kërkohet edhe një interpretim për çështjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mund ta vonojë konstituimin e Qeverisë, pasi fillimisht duhet votuar për kryetarin dhe për Kryesinë e Kuvendit, para zgjedhjes së kryeministrit dhe kabinetit të tij. Me kushtetutë, deputetët mund të referojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese nëse është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Kuvendit.

FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, bashkë me partnerët e koalicionit po insiston se posti i kryetarit të Kuvendit i takon asaj. Në anën tjetër, partitë e bllokut opozitar, të cilat po synojnë të jenë mandatar për krijimin e Qeverisë së ardhshme, kanë vendosur të krijojnë edhe një grup të përbashkët parlamentar.

Kjo do të bëhet me qëllim që ta sigurojnë postin e kryetarit të Kuvendit, ashtu siç precizohet në marrëveshjen mes LDK-së, AAK-së e Nismës. Ky post, sipas marrëveshjes, është rezervuar për Isa Mustafën. Sipas Kushtetutës dhe Rregullores sipas së cilës funksionon Kuvendi, i takon grupit më të madh parlamentar ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.