ARKATANA

Dita e Mësuesit dhe e Shkollës Shqipe

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nga Demir Krasniqi

Lum për ne që patëm Korçën –
Për kulturë s’e kishte shoqen !
Për kulturë, traditë kombëtare –
Hapi shkollën e parë shqiptare !

Më 1887,
Në muajin Mars, më datën 7,
T’ gjitha kushtet ishin përshtatë –
Për t’ hapë shkollë për jetë të gjatë !

N’gjuhën shqipe, n’shkollë të parë ,
Drejtor dhe mësues i parë –
Ishte Pandeli Sotiri ,
Për atdhe dijen e shkriri !

Mbi gjithë trojet arbërore –
Kjo shkollë ishte një fitore !
Me te mbarë populli shqiptarë –
Kudo ndihej ngadhënjimtarë !

FIDANISHTJA

Mu në Korçë të Shqipërisë –
Shkrepen rrezet e diturisë !
Aguan ditët plot gëzim –
Mësohej shqip shkrim e lexim !

Për mësuesin Thanas Sina –
Ndjeu Tirana, Shkupi e Prishtina !…
Poshtë zaptuesi, poshtë harami –
Thoshte mësuesi Thoma Avrami !

Armikun me punë e plasi –
Petro Nini Luarasi !
Me mësim nxënësit i kënaqi –
Mësuesi i dashur Nuçi Naçi !

Mendjendritur shkrepte xixa –
Mësuesi i dashur Janko Minxha !
Për mësuesin Kristaq Vaja –
Këndonin nxënësit nga sevdaja !…

Gjilan, më 05.03.2017. Demir Krasniqi