FIDANISHTJA

Nikolla Shkreli aktori shqiptar që po bënë emër në Hollywood

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aktori dhe regjisori, Nikolla Shkreli, ka lindur në Detroit, SHBA. Vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë nga Mali i zi. Ai në fillim ishte nxënës mesatar, por jo edhe aq i shquar, që më pas filloi te merrej me aktrim, ku tregoj talent në aktrim, që ishte edhe pasioni i tij.

Nikolla Shkreli ishte pjesë e filmit te famshëm të Eminem “8 Mile” i cili u xhirua në Detroit. Ne vitin 2007 , ai behët pjesë e serialit te famshëm “Laë & Order” (Ligj dhe drejtësi).

Ai së shpejti u bë aktor i hollivudit, duke fituar audicionet për të marrë pjesë në filmin hollivudian me një buxhet prej 35 milion dollarësh i cili ishte një film mjaft i suksesshëm. Gjithashtu, mori pjesë ne filmin “Hostel 3” duke përfaqesuar personazhin të rëndësishëm.

Ai është i njohur për pjesëmarrje në serialin “The Red Road” i cili për momentin po xhirohet sezoni i dytë. Poashtu është duke xhiruar filmin e tij “LandLord” në Detroit në të cilin ai luan rolin kryesorë. Rastësisht, nga një foto e tij ku paraqet një tatuazh me simbole shqiptare, kuptuam lidhjen e këtij aktori me kombin tonë .Kështu, vendosëm që ti bënim një intervistë të shkurtë të cilën e priti me shumë dashamirësi.

Me pak fjalë, Kush është Nickola Shreli?

Nickola : Kjo është pyetje e vështirë, kësaj pyetje mundohem ti përgjigjem edhe unë. (Qesh). Une jam një shqiptarë nga Detroiti.

Nga është prejardhja juaj dhe si u vendos familja juaj në SHBA?

Nickola :Unë kam lindur në SHBA, por prindërit e mi vinë nga Ulqini. Babai im ka lindur në Velipojë, Shqipëri.

Ju tashmë keni bërë emër në skenën e filmit madje ne Hollyëood, sa e vështire ka qenë kjo për ju?

Nickola : Nuk do të thoja se jam i famshëm, kjo gjë arrihet vështirë, por sidoqoftë, të faleminderit. (qesh) Mendoj se ka shumë punë për të arritur famën,gjë për të cilën nuk e kam arritur në nivelin që dëshiroj unë. Unë vazhdoj të punoj shumë dhe të ngjitem edhe më lart. Sidoqoftë është herët për karrierën time.

A ka ndikuar te ju prejardhja shqiptare, a e keni theksuar apo më mirë të themi, a ka qenë e njohur që nga fillimi i karrierës prejardhja juaj shqiptare?

Nikcola:Po patjetër që ndikojë. Në fillim nuk kisha shumë mundësi, sepse po jetoja realitetin e përditshëm e të thjeshtë,jetoja dhe punoja në Detroit.

Isha akoma i ri, nuk kisha arritur akoma Hollyëood-in, unë po mësoja aktrimin profesional, dhe kështu arrita që të realizoj filmin tim të shkurtë “Familiar Foreigners” (Familjarë të huaj), të cilin e shkrova dhe e punova vetë.

ARKATANA

Aty pata rrolin kryesorë,dhe filmi kishte elemente shqiptare. Une kisha rrolin e një emigranti ilegal i cilii ishte shqiptarë i ardhur nga Kosova. Ky film me ndihmojë në karrierë, dhe te jem sadopak i njohur. Kam qenë gjithmonë i zoti të flas me theks të ndryshme, veçanërisht në atë shqiptarë. Kjo gjë ndikoj mjaft në karrierën time.

Në cilin nga rolet e keni ndier veten se përshtateni plotësisht? A ju përshtaten me shumë rolet pozitive apo negative? Pse?

Nikcola : Un jam i ngjashëm me Viktorin,personazhin që kam aktruar në filmin Hostel III, i cili është djalosh i mirë, por në disa raste edhe paksa i keq. Kështu ndihem edhe un në realitet. Bota në të cilën jetojmë është e nganjëherë shumë e ashpër, dhe disa herë duhet të tregohemi të këqinj që të mbijetojmë dhe te qendrojmë të mirë.

Personazhi që aktrova ishte nje njëri që po bëntë thjesht punën e tijë, dhe papritur ai së bashku me të dashurën e tijë rrëmbehet, i cili nuk pranon të dorzohet. E tillë është jeta, e cila nganjëherë nuk të ofron gjë, por prap nuk dorzohesh, dhe vazhdon të luftosh për të mbijetuar.

6. Ju po punoni në një film tuajin, qe titullohet “Landlord”, deri ku keni arritur me xhirimet dhe a mund te na flisni pak për te?

Nikcola : Mundëm të ju them se filmi do të lansohet në fund të këtij vitit.

7. Lidhur me bashkëpunimet me aktorët e njohur dhe me regjisoret, a mund të na thoni se kush kanë qenë më të njohurit me të cilët keni bashkëpunuar?

Nikcola : John Singleton, Malik Bader padyshim,janë regjisorët më të famshëm me te cilët kam bashkëpunuar. Ndërsa nga aktorët janë Taylor Lautner dhe Ving Rhames.

8. T`i kthehemi Shqipërisë, a mund të na thoni se çfarë mendimi keni për filmat shqiptar të pas viteve 90?

Nikcola : Të them të drejtën nuk kam parë edhe aq shumë filma Shqiptarë dhe nuk mund t`i vlerësoj ndoshta në mënyrë të drejtë. Sidoqoftë filmat që janë punuar në SHBA apo Evropë, qe si gjithmonë paraqesin personazhet shqiptarë si kriminel dhe të rrezikshëm. Veçanërisht, filmi i fundit “Taken” na ka paraqitur në mënyrën më negative të mundshme neve si komb në Hollywood.

Një pyetje qe do të dëshiroja tia shtroja gjithë aktoreve shqiptar, do tua shtroj edhe juve, a do të tentoni q të bëni diçka për të realizuar filmin e shumëpritur nga shqiptarët lidhur me jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut?

Nikcola : Jo , sepse për mua është një gjë e shenjtë,dhe e kam te vështirë ta bëj këtë gjë. Ne Shqiptarët jemi më të bukurit dhe më të fortit, por gjithashtu edhe më kokëfortët. (qesh).

Kushdo që do tentoj ta realizoj atë film do të përballet me njerëz të cilët do ta pëlqejnë,por edhe me ata që është e pamundur t`i kënaqësh. (qesh) Megjithatë un jam duke punuar në një projekt ri së bashku me Mentor Hazirin, që i dedikohet luftës e Kosovës./zeri/