Hidromorava

Po vazhdon zhvendosja e inventarit dhe stafit nga objekti i deritashëm i kryetarit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Premtimi i kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri për lëshimin e objektit, në të cilin ka qëndruar për gjashtë muaj, po bëhet realitet.

Edhe sot ka vazhduar zhvendosja e inventarit dhe stafit nga Zyra e Kryetarit e nisur para dy ditësh, ndërsa do të vendosen në objektin e ish-gjykatës.

Ky objekt do të bartet tek Zyra për Trashëgimi Kulturore, ku Drejtoria për Kulturë do të jetë bartëse e programit dhe po ashtu një organizatë me prestigj të madh siç është Trashëgimia pa Kufij që është partnere në themelimin e Muzeut të qytetit të Gjilanit.

Uji Dea

Dhënia e objektit të deritanishëm të kryetarit të Komunës, ka qenë premtim fushate i kryetarit Lutfi Haziri, i cili tashmë u bë realitet.

Për periudhën gjashtë mujore të qeverisjes, kryetari Haziri ka realizuar një mori premtimesh të cilat ua kanë bërë jetën me të mirë qytetarëve gjilanas.

Haziri ka thënë se të gjitha premtimet që i ka bërë gjatë fushatës elektorale do t’i realizojë me përpikmëri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: