UBT

Ka filluar renovimi i ndërtesës së vjetër të Spitalit Rajonal të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për pacientët, në SRGJ, ka filluar renovimi i ndërtesës së vjetër, ndërtesa ku gjenden edhe numri më i madh i pacientëve të shtrirë tha drejtori Abdylatif Latifi.

Renovimi përfshin punët në ndërrimin e dritareve, nyjeve sanitare, përmirësimi i mureve të objektit, si dhe sallave operative, raporton rajonipress.

Besohet që ky renovim do të marr kohë 2-3 muaj derisa drejtori i këtij spitali Abdylatif Latifi përveç të tjerash kërkon mirëkuptim edhe nga ana e pacientëve pasi që gjatë kësaj kohe hapësira për pacient do të jetë pak më e ngushtë.

Uji Dea

Në të njëjtën kohë janë marrë masat e duhura që shërbimi për pacientë të jetë në nivel të duhur dhe të funksionon ashtu siç duhet.

“Besojmë që pas përfundimit të renovimit pacientët tanë do të kenë kushte më të mira për trajtim, dhe poashtu edhe kushte më të mira të punës për personelin mjekësor” tha për rajonipress zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Gjilanit Selami Kurteshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: