United Hospital

Albina Bajrami, përfaqësuese e vetme nga Lugina në “Unionin e Femrave Shqiptare në Diasporë”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Albina Bajrami, nga Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me shoqatën “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë” që udhëhiqet nga Adriana Kelmendi Sherifi dhe Shpresa Kameraj Paterer.

“Meqë femrat në Luginë veprojnë në një rajon të vështirë ekonomiko-politik, “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë” vendosi të filloj bashkpunimin pikërisht me gruan e Luginës”, ka theksuar Adriana Kelmendi Sherifi, shkruan Titulli.com.

Përfaqësuesit e këtij unioni ka velrësuar se me anë të këtij memorandumi janë paraparë bashkëpunime të shumta, me theks të veçant në ofrimin e lehtësirave financiare, organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter hulumtues shkencorë, trajnime, seminare.

United Hospital

“Pasi percjellëm aktivitete të shumta të zonjës Albina Bajrami dhe duke e njohur përkushtimin, korrektësin dhe seriozitetin e saj në punë, Unioni i femrave shqiptare në Diasporë përzgjedhë si përfaqësuese për Luginën e Preshevës, zonjën Albina Bajrami”, është shprehur Adriana Kelmendi Sherifi.

Shoqata “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, me seli në Austri ka filluar punën në Janar të vitit 2017 dhe përrfaqëson interesat e grave, misioni i së cilës është fuqizimi i rolit dhe pozitës së femrës në atdhe, përkrahja dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional i grave, pjesëmarrja në rrjetet dhe nismat profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe promovimi dhe mbrojtja e mirëqenies se Grave.

Albina Bajrami së bashku me përfaqësueset e shoqatës “Unioni i Femrave Shqiptare në Diasporë”, mori pjesë në Ëien të Austrisë në një aktivitet të organizuar nga Gratë e partisë sozialdemokrate./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.