ARKATANA

Ymeri: Ende pa përgjigje për kushtet e VV-së

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Visar Ymeri, i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin Interaktiv të KTV-së ka folur për takimin e sotëm të liderëve. Ai ka thënë se në këtë takim, janë diskutuar dy çështjet kryesore, që koalicioni i lidhur tashmë, jo vetëm që nuk do të pranojnë koalicion me PDK-në, por do ta kundërshtojnë një gjë të tillë.

Njeriu dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se në takimin e sotëm të Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt e Albin Kurtit është diskutuar edhe për pikat që ka paraqitur Lëvizja Vetëvendosje.

Mobi Casa

“Kriteret dhe parimet, sepse nuk dua t’i quaj kushte, janë një lloj hapi që ka marrë VV-ja dhe jemi kujdesur që gjuha të jetë sa më e kapshme dhe se tani jemi duke i diskutuar modalitetet, sepse ende nuk kemi një po ose jo nga subjektet politike”, ka thënë ai. /Telegrafi/