UBT

Kushtetuesja po mbledh fakte

/ 2 minuta lexim
United Hospital

I gjithë spektri politik është duke pritur nën “ethe” interpretimin që Gjykata Kushtetuese mund ta japë për çështjen e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re, pas pyetjeve që presidentja ia ka drejtuar këtij mekanizimi.

Derisa dy blloqet si PDK por edhe tri partitë opozitare insistojnë se mund të krijojnë Qeverinë e re, Kushtetuesja ka filluar punën në përgatitjen e interpretimit në 16 pyetjet e presidentes që i kishte dërguar javën e kaluar.

Uji Dea

Burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se anëtarët e gjykatës janë në fazën e mbledhjes të sa më shumë fakteve në bazë të të cilave do të bëhet edhe interpretimi i cili duhet të jetë i zbatueshëm nga të gjitha palët, pasi i njëjti nuk mund as të kontestohet. Të njëjtat burime kanë bërë të ditur po ashtu se Kushtetuesja si pjesë të mbledhjes së fakteve po e shqyrton mundësinë që të kërkojë mendime dhe vlerësime nga ish-anëtarët e komisionit përbërës që kanë punuar në hartimin e Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese aktualisht në bazë të procedurave të rregullta, është duke mbledhur sa më shumë fakte, në mënyrë që ta hartojë interpretimin e kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Këto janë procedura të zakonshme që bëhen nga anëtarët e gjykatës të cilët më pas e kanë më lehtë të vendosin kur kanë më shumë fakte”, ka thënë burimi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.