Eko Higjiena

Administrata komunale ndryshon konkursin për punëtorë të rinj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Medvegjë – Administrata komunale e Komunës së Medvegjës ka ndryshuar konkursin paraprak për pranim të dy punëtorëve të rinj në kohë të caktuar.

Sipas versionit të ri të konkursit, për shkak të rritjes së vëllimit të punës, në kohëzgjatje prej 6 muajsh do të pranohen: një referent për çështje juridike-pronësore dhe një inspektor për mbrojtje të mjedisit jetësor. Me konkurs paraprak ishte paraparë që punëtorët e rinj të pranohen në marrëdhënie pune për 12 muaj.

Për të dy pozitat kërkohet që kandidatët të kenë të mbaruar së paku fakultetin katërvjeçar, ose preferohet të kenë të mbaruara studimet pasdiplomike master apo specialistike-profesionale si dhe të kenë përvojë pune.

FIDANISHTJA

Kushtet e përgjithshme janë që kandidati të jetë shtetas i Republikës së Serbisë, të jetë mbi 18 vjeç, të ketë aftësi shëndetësore, të ketë edukimin adekuat, të mos jetë i dënuar për vepra penale dhe të plotësojë kushtet tjera të përgjithshme me ligj.

Afati për aplikim është 8-të ditë nga shpallja e konkursit ndërsa dorëzimi i dokumentacionit mund të bëhet në godinën e Kuvendit Komunal të Medvegjës, ose të dërgohet në adresën: Administrata komunale e komunës së Medvegjës, me theks, për konkurs, rruga e Jabllanicës 48, 16240 Medvegjë. Numrat kontaktues: 016/891-138 dhe 016/891-907. (mepress.info)