Uji Dea

Në Bujanoc ndahen banesa për të zhvendosurit dhe rastet sociale

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Në mbarë botën sot është shënuar Dita Botërore e Refugjatëve, që synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve.

Çdo vit më 20 qershor grupet qytetare të panumërta pa kulm mbi kokë nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve e që edhe sot kjo ditë është festuar edhe në Bujanoc. 20 familje refugjatë nga vende të ndryshme të nacionalitetit romë, serbë dhe nënat mbajtëse të familjes nga nacionaliteti shqiptarë janë strehuar në ndërtesën e re Salvatore.

Në mënyrë solemne sot është hapur kjo ndërtesë e cila ka siguruar kulm mbi kokë për këto familje me kushte të vështira sociale dhe ka zgjidhur problemin jetësor. Në dnërtimin e kësaj ndërtese ka kontribuar Bashkimit Evropian dhe departamenti i programit të UNHCR, Komuna e Bujanocit dhe donator të tjerë.

Të pranishëm në ceremonin e hapjes së kësaj ndërtese present ishin përfaqësues nga delegacioni i unionit Evropian Jolanda San Hose, përfaqësues nga komesariati për refugjatë për Sërbi Svetllana Velimiroviq dhe shefi i departamentit të progamit të UNHCR për Sërbi Millosh Tërzan, përfaqësues nga pushteti lokal në krye me kryeshefin e departamentit për veprimtari shoqërore dhe çëeshtje publike Bajram Fejzullahu dhe familjet përfituese të banesave.

Jolanda San Hose shefe e nga delegacioni Evropian tha se, ndjehet krenare që sot po festoon Ditën Botrore të refugjatëve duke i parë në sy edhe emocionet që kanë refugjatë që deri më tani jetuar nëpër tenda. Milosh Terzhanë shef i departamentit nga Porgrami UNHC për Sërbi tha se, numri i refugjatëve në Botë është në rritje mirëpo në Sërbi është në rënie.

UBT

Me ndihmën e IPA fondeve dhe programit të Bashkimit Evopian i cili është donator kryesor për mbylljen e kampeve kolektive për refugjatë dale ngadalë po krijohet një pasqyre tjetër e mirë. Njëkohësisht parafolësit falenderuar pushtetin lokal që ka ndihmuar në dhnien e parcelës për dnërtimin e ndërtesës, sigurimin e ujit të pijshëm , kanalizimin, rrymën dhe që para 20 vieteve i ka pranuar këta refugjatë dhe i ka ndihmuar në aspektin social.

Kryeshefi i departamentit për veprimtari shoqërore dhe çështje publike Bajram Fejzullahu flanederoi programin nga Bashkimi Evopian dhe UNHCR që kanë mundësuar ndërtimin e kësaj ndërtese dhe sot këta kryefamiljar kanë të siguruar kulm mbi kokë. Ceremonia e dhënies së celsave ishte moment kur fytyrrat e përlotura të refugjatëve që deri dje kanë jetuar në kontenjer ishin mbreslënëse ku nuk munguan edhe falenderimet për donatorët dhe për herë të parë kishte gjallëri në jetët e tyre.

Një ditë e veçantë ishte edhe për kryefamiljarin Baki Xhemailin nga fshati Muhoc përfitues i banesës, i cili kishte pak fjalë për të thënë sepse gëzimi i tijë sot kishte arrit kulmin.

Ky projekt ka kushtuar 330 mijë euro për komuën e Bujanocit, punëkryes ka qenë Firma Keis dhe që sot e kësja dite panorama e kampit kolektiv Salvatore ku refugjatët kanë jetuar në kushte minimale për ekzistenë është zhdukur tani ata mund vetëm të i gëzojnë banesat e reja edhe atë me orendi të rregulluara banjo dhe orendi sanitare kuzhinë dhe ballkon./BujanociNet/