ARKATANA

Shqiptarët e Luginës së Preshevës mirëpresin qeverinë e Haradinajt

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nehat Hyseni – Themelimi i qeverisë së ish-komandantit të UCK-së dhe liderit aktual të AAK-së, Ramush Haradinajt eshte mirëpritur edhe nga lidert dhe shqiptaret e Luginës së Preshevës. Kjo u deshmua nga fakti se shume pak, per t’ mos thënë asnje, nga 12 lideret sa ka Lugina, uruan fitoren e shefit të PDK-së Hashim Thacit, thuhet në komentin e analistit Nehat Hysenit, publikuar sot ne agjencin e e lajmeve “Presheva jonë”.

Qeveria Haradinaj, që do të formohet në bazë të Marrëveshjes së opozitës të 10 qershorit 2014, do të ndryshoj radikalisht nga Qeveria Thaçi.

Sepse, kjo Qeveri do të paraqes koalicionin e shumicēs shqiptare, diçka më shumë se 69% e tyre, për dallim mga Qeveria Thaçi, e cila ishte qeveri e pakicës shqiptare prej 30% dhe minoriteteve.

Kjo karakteristikë e saj prodhonte politikë antishqiptare, duke u vënë verbërisht në shërbim të Serbisë, të cilës ia mundësoi pranimin e ftesës për anëtarësim në BE.

Kurse serbëve të Kosovës Qeveria Thaçi ua mundësoi formimin e të ashtuquajturës “Republika Srpska” të Kosovës, me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Me këtë, pra u mundësua formimi i shtetit serb brenda Kosovës.

Hidromorava

Antishqiptarizmi i Qeverisë Thaçi sidomos vërehet në raportin dhe performansën e tij ndaj çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës, të cilët inpërjashtoi plotësisht nga Marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013.

Ky akt i papresedencë u përjetua rëndë, si at i tradhëtisë ordinere ndaj vëllazërve të gjakut në Luginë!
Gjithashtu edhe mos realizimi i obligimeve kushtetuese për zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës të 6 qershorit 2013, që u miratua me nismën e Lutfi Hazirit nga LDK, flet qartë dhe dëshmon qëndrimin negativ dhe injorues të Thaçit ndaj kësaj pjese të Shqiptarisë.

Ndërkaq, Qeveria Haradinaj, edhepse qeverisi shumë shkurt, megjithatë kishte vënë në agjendë prioritare hapjen e Zyres për shqiptarët e Luginës. Me rastin e takimit përshëndetës të organizuar për nderë të z. Haradinaj para se të shkojë në Hagë, pata nderin që edhe unë të jem i ftuar dhe vërejta me sytë e mi se sa ai ishte i përkushtuar seriozisht dhe me sinqeritetin më të madh për shqiptarët e Luginës. Madje, edhe nga Haga z. Haradinaj interesohej dhe pyeste se deri ku ka arritur kjo çështje, e cila në Qeverinë Kosumi, e posaçërisht në Qeverinë Çeku, ishte harruar fare!

Andaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës ndjehen të ngazëllyer dhe u janë kthyer shpresat se çështja e tyre do të zen vendin e merituar në Qeverinë Haradinaj, të mbështetur fuqishëm nga LDK e Ibrahim Rugovës, i cili ishte mbështetës i madh i Luginës së Preshevës.

Urojmë që sa më parë tē tejkalohen barrierat joparimore që po u vehen formimit të Qeverisë Haradinaj dhe të fillojnë sa mē parë qeverisjen e shumëpritur nga shumica shqiptare e Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë, që do të punoj për të mirën e Kosovës dhe shqiptarve, kudo që janë.